Hallall
Çertifikimi Hallall është vlerësimi cilësor i një produkti ushqimor nëpërmjet sistemit të kontrollit të aplikuar nga Albinspekt sipas kërkesave të standartit Hallall. Kontrolli kryhet mbi të gjitha lëndët e para të përdorura për prodhimin, përpunimin dhe tregtimin e produkteve ushqimore, të destinuara për përdorim sipas kërkesave të standardit Hallall. Çdo produkt i çertifikuar Hallall identifikohet në treg me logon “Hallall” të miratuar.