Historiku
Albinspekt është themeluar në Nëntor të vitit 2006 në kuadër të projektit SASA ( Sustainable Agriculture Support in Albania ) të financuar nga qeveria Zvicerane për krijimin dhe zhvillimin e infrastrukturës së bujqësisë organike në Shqipëri. Albinspekt është e vetmja trupë inspektim/çertifikimi shqiptare që është e akredituar për këtë shërbim dhe e listuar nga Komisioni Europian për të kryer aktivitetin e inspektim- çertifikimit sipas rregullores organike europiane.
Njohjet dhe anëtarësimet

Anëtar me të drejta të plota e IFOAM – Federata Ndërkombëtare e Lëvizjes së Bujqësisë Organike.

Njohur nga Zyra Federale për Bujqesine Zvicër ( FOAG ).

Anëtar i EOCC – Këshilli Europian i Certifikuesve Organik.
Zonat e veprimit