Paravlerësimi i aktivitetit tuaj !
Paravlerësimi i aktivitetit është një mundësi shumë e mirë për t’u njohur me mënyrën e menaxhimit të fermës/njësisë tuaj si dhe përshtatjet që mund të kërkohen për të qenë në përputhje me rregulloren organike.
Nëse planifikoni të zhvilloni veprimtarinë në një dimension tjetër- prodhimtari organike ne do t’ju vizitojmë falas dhe pa asnjë detyrim në fermën / njësinë tuaj!
Kohëzgjatja: 1 deri në 2 orë.
Pas kësaj vizite do te jeni më të qartë për vendimin në lidhje me vazhdimin e procesit të certifikimit organik.
Ju mund të shprehni interesin ose të rezervoni vizitën tuaj duke na shkruajtur në contact@albinspekt.com ose duke plotësuar formën e kontaktit si më poshtë deri më: 28 Shkurt 2021
Albinspekt-bio.inspecta
Partneri juaj i certifikimit!