Rreth nesh

Historiku

Albinspekt është themeluar në Nëntor të vitit 2006 dhe është regjistruar në Gjykatën e Tiranës me status ligjor OJF (me aktivitet ekonomik) – i regjistruar si QENDËR Çertifikimi.
Interesi kryesor i themeluesve të tij, është zhvillimi i prodhimeve bujqësore të certifikuara dhe i infrastrukturës së çertifikimit në Shqipëri.

Njohjet dhe arritjet e deritanishme

I akredituar sipas ISO 17065, për certifikimin sipas Rregullores Ekuivalnete me EEC 834/2007, dt 28 Qershor 2007, “Për prodhimin organik dhe etiketimin e produkteve organike” dhe rregullave zbatuese EEC 8892008.

  • Është njohur nga Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, sipas ligjit 106/2016  dhe VKM 639, dt 14.05.2008.
  • Është listuar në Komisionin Shtetëror të Prodhimit Organik për ushtrimin e aktivitetit të inspektim/çertifikimit.
  • Albinspekt është listuar në Listën e Bashkimit Evropian të trupave të Inspektim/Çertifikimit si dhe ne listen e Zyres Federale per Bujqesine Zvicer FOAG .
  • Aktualisht është e vetmja trupë inspektim/çertifikimi shqiptare që është e akredituar për këtë shërbim.
  • Anëtar me të drejta të plota i IFOAM – Federata Ndërkombëtare e Lëvizjes Bujqësisë Organike.
  • Anëtar i EOCC (Këshilli Europian i Certifikuesëve Organik).

Zona e veprimit

Albinspekt vepron në Shqipëri dhe Kosovë.

Stafi

  • Personel profesionistësh, të njohur nga institucione kombëtare e ndërkombëtare, dhe nga trupat e kontrollit partnere.
  • Personeli karakterizohet nga profesionalizmi i lartë dhe përkushtimi.

Partneret

  • Partner dhe përfaqësues i trupave të kontrollit, lider në Evropë, gjë që mundëson zgjerimin e gamës së certifikimeve të ofruara në treg.
  • Partner strategjik me organizma aktivë prestigjiozë në sektorin e bujqësisë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.